Moti i keq, njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Vlorës

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 12:12 | Aktualitet

Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore informon se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë gjatë ditës.

Për këtë arsye ju bëhet thirrje qytetarëve të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë, në veçanti te "Albano&Romina", Biblioteka Publike, në "Skelë" te dykalimshi, etj.

Ndërkohë, era e fortë dhe reshjet kanë sjellë probleme gjatë natës në zonën Dukat-Fushë. Disa pemë të mëdha kanë rënë duke sjellë probleme në qarkullim. Është dashur ndërhyrja e efektivëve zjarrfikës për të bërë të mundur hapjen e rrugës dhe pastrimin e saj.

Gjithashtu dhe në rrugën Transballkanike, disa pemë kanë rënë gjatë natës si pasojë e erës së fortë duke bllokuar trotuarin e kalimtarëve, të cilët janë detyruar të kalojnë në rrugën e automjeteve.

Stuhia e shiut ka shkaktura gjatë natës ndërprerje të energjisë në disa fshatra si Radhimë, Dukat, Llogora, Orikum. Ndërprerja ka qenë për pak orë dhe me pas energjia elektrike është rikthyer sërish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos