Moti i keq ka shkaktuar problematika të ndryshme në qarkun e Shkodrës që prej mbrëmjes së djeshme, sidomos në disa prej zonave më të thella të tij.





Kështu reshjet e dendura të shiut në orët e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në disa akse, ku më problematike është ajo në segmentin Shkrelë-Bogë, i cili qarkullohet me vështirësi.
Gjithashtu kjo zonë është dhe pa energji elektrike si pasojë e vërshimeve.
Situata paraqitet e vështirë në fshatin Bardhaj ku lumi Kir ka arritur në nivelin maksimal dhe ka përmbytur toka. Po ashtu e njëjta problematikë është dhe në Ndërlysaj të njësisë administrative Shalë. (A2 Televizion)