Moti i keq në Britani, e “pëson” qyteza e përmbytur 4 herë në 12 vjet

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 16:06 | Fotolajme

Britania e Madhe po përfshihet nga një valë reshjesh të konsiderueshme, që po shkaktojnë probleme të shumta, në veçanti në pjesën qendror të vendit.

Nga qytezat më të goditura është ajo piktoreske e Tewkesbury, e cila nuk ka shumë fat me këto fenomene natyrore. Në 12 vitet e fundit, ajo është përmbytur 4 herë,  ku precedentët kanë qenë në 2007, 2012 dhe 2013.

Uji arriti kuotën 1.5 metra, që mbuloi makinat dhe shtrëngoi pjesën më të mirë të familjeve të shpërngulen, edhe pse fatmirësisht nuk regjistrohen viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos