
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar probleme në të gjithë qarkun e Lezhës.
Në segmentin Lezhë-Shëngjin, erërat e forta kanë rrëzuar shtyllat e transmetimit të energjisë elektrike.
Kjo ka krijuar probleme me furnizimin me energji në disa zona.
Vendi është përfshirë nga një valë reshjesh dëbore që ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e shumë akseve rrugore, jo vetëm në veri. (A2 Televizion)