
Në qarkun e Kukësit stuhitë e dëborës kanë mbuluar të gjitha akset e rrugëve kryesore dhe ato të brendshme, ku mjetet dhe qytetarët qarkullojnë me vështirësi.
Rrugët nacionale të qarkut janë të kalueshme, por me zinxhirë dhe goma dimri. Trashësia e dëborës në zona të ndryshme të qarkut varion nga 15 deri në 50 centimetra.
Rruga e Kombit edhe pse është pushtuar nga dëbora po pastrohet nga borëpastrueset që po bëjnë dhe kriposjen e saj, duke mbajtur qarkullimin e mjeteve të lirë.
Ndërkohë, reshje dëbore dhe temperature shumë të ulëta kanë përfshirë edhe Bashkinë e Tropojës. Deri tani rezultojnë të hapura të gjitha rrugët dhe nuk ka probleme me energjinë elektrike dhe furnizimet me ushqime.
Për kryetarin e bashkisë së Tropojës ky është një dimër i mrekullueshëm dhe më në fund Tropoja po shijon dimrin.
“Sot Tropoja po shijon dimrin e mrekullueshëm, Bashkia ka filluar punën me kripën në mënyrë që mjete të kalojnë lirshëm”, thotë kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi.
Bashkia apelon që të gjithë̈ drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë̈, të reduktojnë̈ shpejtësinë̈ dhe të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore. (A2 Televizion)