Moti i keq në qarkun e Gjirokastrës, probleme në disa akse dhe ndërprerje e energjisë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 07:42 | Aktualitet

Moti i keq në 8 orët e fundit në vend ka krijuar probleme në disa akset kryesore të qarkut të Gjirokastrës. Probleme janë raportuar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë" në Ballaban, në aksin Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, në aksin Suhë-Zagorie, në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afër tunelit të Skërficës, në aksin rural Kolonjë- Golem dhe në aksin rural Zenelaj-Zhulat.

Në të gjitha këto akse në 8 orët e fundit ka pasur bllokime të cilat u riparuan nga ARRSH. Ndërkohë koha e keqe ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësitë Administrative Luftinjë, Bashkia Memaliaj, Piskovë e Frashër, Bashkia Përmet, Zagorie Bashkia Libohovë, Dropull i Sipërm Bashkia Dropull, Odrie, Bashkia Gjirokastër.

Po punohet me intensitet për pastrim të gurëve të përrenjve në rrugët e brendshme të Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt, si dhe në të gjitha njësitë administrative pas vërshimit të ujërave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos