
Poetja përtej botueses, Rita Petro tregon se ka “lindur së prapthi” një tjetër vepër artistike. Nuk ndodh shpesh që një botuese kur të dëshiron t’i shfaqet lexuesit si një shkrimtare, të zgjedhë një tjetër botues.
Mund ta kishte realizuar më së miri në shtëpinë e saj të librit, veprën më të re në prozë, por Rita Petro njihet për një lloj revolucioni kur bëhet fjalë për jetën e saj artistike.
“Lindur së prapthi”, prezanton Ritën në fëmijërinë e hershme dhe adoleshencë, që pavarësisht sistemit të diktaturës, ishte e lirë brenda vetes.
Me dëshirën për të ndarë me lexuesit ato gjëra të ndaluara që dikur nuk ia thoshin dot as vetes, Rita Petro, edhe titulli në kopertinën e librit e ka kthyer së prapthi, por sërish duke guxuar të sjellë diçka të re në letërsinë shqipe. (A2 Televizion)