Nën “pushtetin” e ujit, Shkodra më e goditura nga moti i keq

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 20:02 | Aktualitet
Nën “pushtetin” e ujit, Shkodra më e goditura nga moti i

Nga Shkodra në Gjirokastër, përfshirë Lezhën, Fierin, Bulqizën, Durrësin, Elbasanin apo Kukësin, reshjet e shiut kanë rikthyer imazhet e përmbytjeve me njerëz të izoluar në banesat e tyre.

Kryesisht në Shkodër, janë disa familje, banesat e së cilave rrezikojnë të përmbyten. Në hyrje të qytetit, në “Harkun e Bërdicës” është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve si pasojë e nivelit të lartë të ujit.

Në Malësinë e Madhe kanë nisur evakuimin. Në “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe, rrjedha e ujit ka marrë përpara një makinë në të cilën ndodheshin tre persona, banorë të zonës, babai, djali dhe vajza. Kjo e fundit ka mundur të dalë, ndërsa kanë nisur kërkimet për babain dhe djalin.

Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, hidrocentralet e Komanit e Vaut të Dejës në kaskadën e Drinit kanë hapur portat, ndërsa në Gjirokastër ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Ndërkohë në Qafë Thore janë shënuar reshjet e para të borës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/20/pezullohet-mesimi-ne-16-shkolla-per-shkak-te-motit-te-keq/
https://a2news.com/2022/11/20/babe-e-bir-merren-nga-rrjedha-e-ujit-detaje-dhe-pamje-nga-ngjarja-e-rende-ne-malesine-e-madhe/
https://a2news.com/video/reshjet-intensive-vijojne-deri-neser-te-merkuren-permiresohet-situata/

A2 CNN Livestream

Latest Videos