
Volteri është përfaqësuesi kryesor i iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion.
Përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore.
Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi dy mijë libra dhe pamflete. Ishte mbrojtës i hapur i lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës.
Kishte jetuar plot 28 vjet në mërgim. Kisha nuk pranoi ta varroste në vendet e saj të shenjta, atë që e konsideronte si heretik. Por, megjithatë, më 1791, pas Revolucionit, u varros me madhështi në Panteon, atje ku prehen figurat më legjendare të Francës. (A2 Televizion)