Përmbytjet, ushtria niset për në Shkodër

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 21:40 | Aktualitet

Si pasojë e shirave të dendur të orëve të fundit, situata në qarkun e Shkodrës paraqitet problematike, me disa banesa që rrezikojnë të përmbyten.

Kryeministri Rama, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile janë nisur drejt Shkodrës për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.

“Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/20/permbytjet-ne-durres-rendohet-situata-ne-lagjen-17/
https://a2news.com/2022/11/20/nen-pushtetin-e-ujit-shkodra-me-e-goditura-nga-moti-i-keq/

A2 CNN Livestream

Latest Videos