Përmbytjet në Durrës, rëndohet situata në lagjen 17

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 20:22 | Aktualitet
Përmbytjet në Durrës, rëndohet situata në lagjen 17

Rëndohet situata e reshjeve në zonat periferike të Durrësit. Niveli i ujit është rritur ndjeshëm në lagjen 17 të këtij qyteti.

Ndërkohë, raportohet se edhe disa automjete kanë mbetur të bllokuara si pasojë e rritje se nivelit të ujit në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Ibrahim Kodra".

Po ashtu, edhe në oborret e disa banesave ka prezencë të shtuar të ujit, duke bërë që banorët e tyre të mbeten brenda këtyre objekteve përkohësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos