Moti i keq në vend, Policia Shtetit: Vetëm një aks i pakalueshëm, bëni kujdes në timon

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 20:58 | Aktualitet

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjeve në rrugët e vendit, për shkak të motiti të keq, me reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas Policisë, deri në orën 21:00, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, me përjashtim të aksit Elbasan - Librazhd, tek ura e Murrashit, ku lëvizja kryhet vetëm në një korsi, pasi në rrugë ka inerte. “Nga ana e firmës kontraktore po punohet për zhbllokimin e plotë të rrugës”, tha Policia.

“Drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të ruajnë distancën gjatë qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane e akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e Policisë Rrugore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për t'i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Të gjithë përdoruesit e rrugës të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore, dhe në rast të bllokimit të rrugës, drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë në radhë deri në zhbllokimin e saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos