Moti i keq përfshin Europën, raportohen 9 viktima

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 18:28 | Bota
Moti i keq përfshin Europën, raportohen 9 viktima

Moti i keq që ka përfshirë Evropën, në dy ditët e fundit, ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Deri tani raportohet se 9 persona kanë humbur jetën në Spanjë, Portugali dhe Francë, të cilat janë goditur respektivisht nga stuhitë “Elsa” dhe “Fabien”.

Të paktën dy persona kanë vdekur në Portugali, ndërkaq shtatë në Spanjë, që njëherësh është shteti më i prekur nga moti i keq. Gjithashtu erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin e energjisë elektrike dhe kanë lënë mijëra persona pa energji. Dalja e disa lumenjve nga shtrati ka bërë që në Spanjë dëmet të jenë të pallogaritshme.

Në Francë, autoritetet në ishullin e Korsikës kanë mbyllur aeroportin për shkak të motit të keq, ndërkaq transporti detar është pezulluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos