Moti i keq, lumi Erzen rrezikon të dalë nga shtrati

Nga A2 CNN
9 Janar 2021, 09:12 | Aktualitet
Moti i keq, lumi Erzen rrezikon të dalë nga shtrati

Prurjet e lumit Erzen e kanë rritur në kuotat maksimale nivelin e ujit, ndërsa prurjet e lumit Ishëm mbeten në kuota të pa ndryshuara.

Në Bashkinë Durrës evidentohen 380 hektarë sipërfaqe e përmbytur, nga e cila 40 hektarë në Rrashbull, 20 hektarë në Katundi të Ri, 220 hektarë në Sukth dhe 100 ha në Ishëm.

Hidrovori në Porto Romano, punon me kapacitet të plotë. Sipas informacioneve nga terreni, pritet shtim i prurjeve  kryesisht në Lumin Erzen.

Ndërkohë, në Qarkun e Korçës situata paraqitet më e qetë. Reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët, deri në 15 mm, duke mos sjell problematika në qarkullimin e automjeteve. Në këtë qark qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha rrugët.

Po ashtu, edhe në Qarkun e Elbasanit si dhe në Vlorë, të gjitha akset rrugore janë funksionale. Janë pastruar në vazhdimësi inertet që bien herë pas here në akset Elbasan-Qafë Thanë dhe Gramsh-Mollë Grabovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos