
Reshjet dendura kanë shkaktuar probleme në zonën e Pukës. Situata më e rëndë paraqitet në segmentin e rrugës kombëtare Kryqëzim Hadroi – Gjegjan – Mirditë, në të cilin, edhe pse janë investuar disa miliona euro për rindërtimin e tij, ende nuk ka mirëmbajtje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Edhe disa nga akset rrugore nacionale u bllokuan, ndërkohë që rrëshqitja e tokave mbetet një tjetër problem që rrezikon në disa fshatra. Lumi Fan i cili është tejmbushur po shkakton gërryerjen e disa tokave bujqësore në njësinë administrative të Gjegjanit.
Bashkia e Pukës ka ndërhyrë përmes Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare për rikthimin e normalitetit teksa zona pritet që gjatë orëve në vijim të përfshihet nga reshjet e borës. (A2 Televizion)