
Niveli i lumit Vjosë shkon në 6,9 metra. Pas problematikës së krijuar gjatë të premtes, ku niveli arriti 7,1 metra, aktualisht situata është përmirësuar disi.
Kreu i njësisë administrative Novoselë, Kanan Shakaj, thotë se situata është duke u monitoruar, ndërsa, sipas tij, prurjet janë normale. Aktualisht, në zonë është evakuuar vetëm një familje.
Edhe banorët tregojnë se situata është përmirësuar, megjithatë, sipas tyre, duhet ende kujdes maksimal për ditët në vijim.
Niveli i ujit pritet të normalizohet në vijimësi, por gjithsesi autoritetet do të vazhdojnë të mbajnë situatën në monitorim, për shkak se edhe në ditët e ardhshme pritet të ketë reshje. (A2 Televizion)