
Pasditja risjell reshje mesatare në të gjithë Shqipërinë ndërsa rrebeshe shiu dhe stuhi ere do të ketë në veri dhe zonat qendrore.
Kjo situatë vijon deri afër mesnatës kur reshjet pakësohen ndjeshëm megjithëse mbeten të pakta deri të martën.
Pas të martës, moti do të jetë i qëndrueshëm për disa ditë me rradhë. Megjithatë, problematike mbetet situata në lumenjtë ne veri te vendit për shkak të shkrijes së dëborës në zonat malore deri 900 metra lartësi. (A2 Televizion)