
Det, diell por edhe argëtim. Turneu “Open Balkan” në bilardo i zhvilluar nga data 12 deri më 15 gusht shërbeu si argëtim i shtuar për pushuesit në Vlorë.
Plot 64 sportistë nga i gjithë Ballkani konkurruan në arenën e improvizuar në Lungomare, aty ku fitues i “Stekës së artë” u shpall Edmond Zaja i Laçit.
Në finale, Edmond Zaja triumfoi përballë Besmir Cufes të Flamurtarit. Në duelin për vendin e tretë, Dyli i Teutës kaloi shokun e skuadrës, Gocaj. (A2 Televizion)