Nico Ali Walsh, nipi i legjendës së boksit, Muhamed Ali, ka fituar ndeshjen e tij të parë në boksin profesionist.
21-vjeçari hodhi “knock out” kundërshtarin e tij, Jordan Weeks, në një përballje ku u ngjit në ring me pantallonat që mbante gjyshi i tij në vitet ’60.
Pas ndeshjes, Nico tha: “Sa i përket presionit, për mua ai ishte thjesht gjyshi. Ka qenë boksieri më i madh në histori, ndoshta edhe njeriu më i mirë”.
Gjithashtu, ai bëri me dije se pantallonat që përdori në ndeshjen e tij të parë si profesionist, nuk do t’i përdorë më. (A2 Televizion)