Tenis, Federer jep lajmin e keq për fansat e tij

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 20:57 | Sporte të tjera
Tenis, Federer jep lajmin e keq për fansat e tij

Roger Federer, me anë të një videoje të postuar në rrjetet e tij sociale, njoftoi se do të operohet sërish në gju, duke u tërhequr kështu nga US Open dhe turnetë e tjerë gjatë muajve në vazhdim.

“Kam folur shumë me doktorët në lidhje me gjurin. Jam dëmtuar gjatë turneve në fusha bari dhe nuk vazhdoj dot më kështu. Doktorët më thanë që duhet të operohem dhe vendosa që t’i dëgjoj. Do të jem me paterica për disa javë dhe jashtë fushave për disa muaj. Është gjëja e duhur për t’u bërë, pasi dua të vrapoj edhe gjatë viteve në vijim. Gjithashtu, dua t’i jap vetes edhe pak shpresë se do t’i kthehem tenisit në një mënyrë apo një tjetër. Jam realist, e di sa e vështirë është që të bëj një tjetër operacion në moshën që jam unë (40 vjeç), por dua të ndihem mirë fizikisht”, tha Federer në video.

Duket se ky vit ka përfunduar për tenistin zvicerian, i cili ka fituar 20 Grand Slam-e në karrierë, dhe do të duhet të presim muajt në vazhdim për të mësuar nëse do të kthehet në janar të vitit të ardhshëm, për të luajtur Australian Open. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos