
Francesco Bagnaia fitoi Çmimin e Madh të San Marinos, garën e 14 të Botërorit të Moto Grand Prix.
Piloti italian i Ducati-t la pas kryesuesin e kampionatit, francezin Fabio Quartararo, duke e ngushtuar diferencën me të në 48 pikë.
Në vendin e tretë, u rendit italiani tjetër Ennea Bastianini, që u ngjit për herë të parë në karrierë në podium sa i përket kategorisë më të lartë të motorëve. Ndërkohë, Valentino Rossi e mbylli garën e shtëpisë vetëm në vendin e 17. (A2 Televizion)