Këshilli i Administrimit dhe Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve të Qendrës Sportive Kuq e Zi ka vendosur që Tribunat e stadiumit të ri Kombëtar të marrin emrat e personaliteteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar.
Mësohet se emërimet janë si më poshtë:
– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna Qemal Stafa.
– Tribuna Lindore(Ballore) do të emërtohet – Tribuna Panajot Pano.
– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna Fatmir Frashëri.
– Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna Vasillaq Zëri.
“Në këtë mënyrë jo vetëm respektohen këto personalitete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmonë kujtesa historike e stadiumit të vjetër”, thuhet në njoftimin e FSHF. Stadiumi i ri pritet të inaugurohet ditën e diel në takimin eliminator ndaj Francës. (A2 Televizion)