“Mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politikë”, Meta kthen ligjin për Policinë e Shtetit

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 14:07 | Politikë
“Mund të keqpërdoret për të survejuar

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit.

Sipas Kreut të Shtetit, “ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor”.

https://a2news.com/2020/10/08/projektligji-i-policise-sindikata-struktura-ne-duart-e-ministrit-nuk-i-pergjigjet-krimit/

“Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre”, lexohet në arsyetimin e Metës.

Presidenti i Republikës konstaton se ligji: (A2 Televizion)

  • Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke cenuar pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
  • Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me grancitë për ruajtjen e privatësisë;
  • Rrezikon ta kthejë Policinë e Shtetit në një organ që gjurmon qytetarët jashtë një procesi penal dhe kontrollit të organeve të drejtësisë, dhe ta vërë nën presionin qeveritar gjatë fushatës dhe procesit zgjedhor, nën urdhrat e vullnetit politik, duke cenuar edhe pavarësinë operacionale të saj;
  • Shkakton trajtim të pabarabartë dhe pasiguri për vendin e punës, për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke sanksionuar lëvizjen e tyre në pozicione të tjera, edhe pa miratim paraprak, me pasojë humbjen e përftimeve që kanë prej statusit të veçantë për shkak të detyrës.

A2 CNN Livestream

Latest Videos