Regjistrohet në Gjykatë partia e Topallit "Lëvizja për ndryshim"

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 14:09 | Politikë

Partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim” është regjistruar sot në Gjykatë

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për të regjistruar partinë politike e drejtuar nga ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli.

Vendimi i shpallur sot, u nënshkrua nga sekretarja e gjykatës Lusjana Fezollari dhe gjyqtari Ervin Fezollari.

Ish-deputetja, Jozefina Topalli, prezantoi në tetor të këtij viti nismën për krijimin e partisë së re, që në përbërje ka kryesisht të rinj dhe profesorë, të cilët nuk kanë qenë të angazhuar më parë në ndonjë parti politike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos