Mundje si në epokën e Luftës së Ftohtë, “Tanku rus” mund “Kapiten Amerikën”

Nga A2 CNN
7 Gusht 2021, 15:47 | Sporte të tjera
Mundje si në epokën e Luftës së Ftohtë, “Tanku

Ishte një prej sfidave më të shumëpritura në Lojërat Olimpike: “Kapiten Amerika” përballë “Tankur rus”. Një përballje mes dy mundësve për medaljen e artë, njërit nga Shtetet e Bashkuara, tjetri nga Rusia.

Por të shtunën ishte rusi Abdulrashid Sadulaev që fitoi 6-3 kundër amerikanit Kyle Snyder në finalen e mundjes për peshën 97 kilogramë, duke i rrëmbyer medaljen e artë amerikanit.

Rivaliteti mes tyre zgjat prej kohësh. Në Rio 2016 të dy fituan nga një medalje ari, pasi Sadulaev garonte me peshë më të vogël. Të lindur vetëm 6 muaj nga njëri-tjetri, rusi dhe amerikani janë përballur dy herë të tjera në katër vitet e fundit, secili kishte fituar nga një ndeshje. Por finalen e Olimpiadës 2020 e fitoi sportisti rus, i cili e quajti të pabesueshëm triumfin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos