Mungesa e të ardhurave, pensionistët dhe të rinjtë mezi ia dalin, borxh tek të afërmit

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 15:31 | Aktualitet
Mungesa e të ardhurave, pensionistët dhe të rinjtë mezi ia

Pas gati 50 viteve në shërbim të edukimit të brezave të rinj, ish-mësuesi i historisë dhe gjeografisë, shijon atë që ai e quan pension sa për të plotësuar nevojat bazë në stolat e sheshit “Skënderbej”, në shoqërinë e bashkëshortes dhe vëllait.

Çifti i pensionistëve merr së bashku 42 mijë lekë në muaj, shumë që e përdor për të jetuar, për faturat e muajit dhe ilaçet. Më me pesimizëm shprehet i vëllai, edhe ky pensionist.

Borxhet tek të afërmit shihen si mundësia e parë për një tjetër qytetar, i cili jeton vetëm me pensionin e parakohshëm rreth 12 mijë lekë në muaj.

Për një ish-ekonomist, tashmë në pritje të pensionit, politikat e gabuara ekonomike e kanë çuar vendin në këtë gjendjen ku qytetarët vuajnë mungesën e të ardhurave.

Por mungesa e të ardhurave nuk është problem vetëm për pensionistët. Më e vështirë paraqitet jetesa për Ilirin, 31-vjeçar nga Fieri, i cili jeton vetëm me Kempin 6 mijë lekë në muaj.

Jetesa është shtrenjtuar në Shqipëri dhe ushqimet kushtojnë gjithmonë e më shumë. Ilaçet gjithashtu, me një vit pandemik të lënë pas e me COVID-19 ende të pranishëm. Për shumë familje llogaritë e muajit nuk dalin dhe numri i atyre që ndodhen në këtë situatë, sa vjen e rritet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos