Parashikimi i motit: 18 maj 2021

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 07:16 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 18 maj 2021

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të dukshme në orët e para të ditës duke krijuar kushte për rrebeshe afatshkurtra në zonat lindore.

Ndërsa paraditja dhe orët vijuese deri në mbrëmje sjellin kryesisht kthjellime në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dyja vlerat ditore duke variuar nga 9 në 26 gradë, në skajin jugor termometri do të ngjitet afër 28 gradëve.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por deri mesatare në det me drejtim veriperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2-3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos