
Kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka njoftuar për një dërgesë të re të vaksinave të kompanisë amerikane Pfizer që ka mbërritur sot në vendin tonë, pikërisht në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Sipas kryeministrit, bëhet fjalë “për 12,870 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri”. (A2 Televizion)