
Banorët e lagjes numër 4 në Korçë, një lagje e populluar pas viteve ‘90, ndihen të vjedhur nga pushteti lokal. Kjo për shkak se ata i paguajnë taksat lokale, ndërsa bashkia nuk ka kryer asnjë investim në infrastrukturë në këtë lagje.
Siç ndodh rëndom në vendin tonë, ato që nuk mungojnë asnjëherë nga ana e drejtuesve të pushtetit lokal janë premtimet, veçanërisht në prag zgjedhjesh lokale apo parlamentare.
Dhe derisa premtimet të bëhen realitet, kjo lagje periferike e Parisit të vogël shqiptar, do të vazhdojë të vuajë pluhurin në verë dhe baltën në dimër. (A2 Televizion)