Perisic nuk mjafton, Inter largohet edhe më shumë nga kreu

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 19:56 | Futboll
Perisic nuk mjafton, Inter largohet edhe më shumë nga kreu

Nuk ka mjaftuar goli Ivan Perisic në të 39’ për t’i dhënë Interit fitoren e 11 këtë sezon në Seria A, pasi Chievo e ka ndalur në një barazim të arritur në kohën shtesë.

Kroati përfitoi nga një aksion i organizuar nga Icardi dhe D’Ambrosio, duke shënuar nga fare pranë portës golin e avantazhit. Mesfushori i krahut gjen më në fund golin ( i treti për të këtë sezon) pas 33 përpjekjesh.

Interi është dominues, por i afrohet sërish golit vetëm në të 56’, kur Mauro Icardi goditi bukur me kokë por gjuajtja e tij u prit mjeshtërisht nga Stefano Sorrentino, i cili i mohoi numrit 9 një gol të sigurt.

Vetëm dy minuta më vonë është Handanovic që realizon një pritje fantastike duke mos lejuar gjuajtjen e Sergio Pellissier të përfundojë në rrjetë.

Por kur të gjithë në kampin zikaltër po mendonin të shijonin fitoren, ishte sërish Pellissier i cili i prishi festën duke shënuar golin e barazimit me një top fantastik të kaluar mbi shpinën e portierit slloven të Interit.

Rezultati lë skuadrën e Spallettit në vend të tretë, në kuotën e 33 pikëve, 8 më pak se Napoli i vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos