Messi frymëzon Barcelonën në një fitore “rutinë”

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 21:17 | Futboll
Messi frymëzon Barcelonën në një fitore

Lionel Messi frymëzoi Barcelonën për të arritur fitoren 2-0 kundër Celta Vigos që i lejon skuadrës së Ernesto Valverdes të rikthehet në krye të kampionatit spanjoll me tri pikë diferencë nga vendi i dytë.

Duke qenë se Atletico Madrid kishte fituar më parë gjatë pasdite 1-0 kundër Espanyol, fitorja ishte detyrim për katalanasit, të cilët nuk gabuan duke konfirmuar se janë pretendentët kryesorë për të fituar titullin.

Ousmane Dembele dhe Messi ishin autorët e golave të realizuar që në pjesën e parë, në atë që mund të konsiderohet një fitore rutinë në “Camp Nou”, ku Ter Stegen u vu në provë rrallë herë ndërsa vendasit mund të kishin shënuar edhe më shumë gtola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos