Tirana merr kreun e renditjes, fiton edhe Vllaznia

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 18:15 | Futboll
Tirana merr kreun e renditjes, fiton edhe Vllaznia

Tirana ka marrë një fitore të pastër 4-1 në ndeshjen e radhës ndaj Bylis për t’u renditur tashmë në krye të renditjes me një pikë më shumë se Partizani që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Kastriotin.

Heroi i këtij takimi ishte Patrick i cili shënoi 3 herë në portën e kundërshtarëve, duke marrë në shtëpi dhe topin e ndeshjes.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Vllaznia e cila mundi Laçin 4-1 për të marrë vendin e tretë në renditje. Ra në sy paraqitja shumë e mirë e Hoxhaj me dy gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos