
Barcelona shkatërroi 5 me 1 Valladolidin për të marrë kreun e klasifikimit në kampionatin spanjoll.
Katalanasit fituan me lehtësi në "Camp Nou" me golat e Lengle, Vidal, Suarez dhe dy realizimet spektakolare të kapitenit Leo Messi.
Ylli argjentinas regjistroi të tjera rekorde pas këtij takimi, ku arriti shifrën e 50 golave nga goditjet e dënimit si dhe kaloi Cristiano Ronaldon sa i përket numrit të golave me klube. Me dy golat ndaj Valladolid, Messi numëron 608 të tillë, ndërkohë që ka luajtur 119 ndeshje më pak se Ronaldo.
Barcelona kryeson në Spanjë me dy pikë më shumë se Granada dhe Atletico Madrid, që nuk mori më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Alaves. (A2 Televizion)