E rrallë në Japoni: dy gola nga mesfusha për 90 sekonda

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 09:18 | Futboll

Të shënosh gol nga mesfusha është diçka e rrallë në futboll, por në kategorinë e dytë të kampionatit japonez, Montedio Yamagata arriti që të shënonte jo një, por dy gola nga mesfusha brenda 90 sekondave.

Portieri i Ehimes, Masahiro Okamoto, qëndroi larg portës së tij dy herë dhe në të dyja rastet u ndëshkua nga Shun Nakamura dhe Tatushiro Sakamoto.

Yamagata fitoi ndeshjen me rezultatin 3-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos