Nations League, “koronavirusi” zbret Ukrainën në Ligën B, shpëton Zvicra

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2020, 18:32 | Futboll
Nations League, “koronavirusi” zbret Ukrainën në

UEFA i ka dhënë fitoren në tavolinë, 3-0, Zvicrës në ndeshjen ndaj Ukrainës, e cila ishte parashikuar të luhej më 17 nëntor në Lozanë.

Pak para ndeshjes, dy futbollistë të Ukrainës rezultuan pozitivë me koronavirus dhe për këtë arsye, autoritetet shëndetësore nuk e lejuan ekipin të udhëtonte drejt stadiumit.

Kjo humbje në tavolinë rëndon shumë për kombëtaren e Ukrainës, e cila përfundon në vendin e fundit në grup dhe tashmë do të zbresë në Ligën B, aty ku në edicionin e ardhshëm do të garojë edhe Kombëtarja shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos