
Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare poeti, Lefter Çipa. Mësohet se poeti ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai ka lënë pas një krijimtari të gjerë në libra e tekste këngësh.
Lefter Çipa ka botuar 18 libra me poezi dhe është autor i rreth 1250 këngësh. Çipa do të mbetet në mendjen e shqiptarëve si mjeshtri i madh i poezisë popullore.
Ai njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare. Lefter Çipa konsiderohej “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë. Ai është edhe autori i papërsëritshëm i këngëve artistike dhe muzikore. (A2 Televizion)