
Ish-presidenti grek Karolos Papulias u nda sot nga jeta në moshën 92-vjeçare. Vdekja e politikanit të njohur të PASOK, që ndër të tjerat ka shërbyer edhe si ministër i Jashtëm i qeverisë Papandreu, nuk ka lënë indiferentë politikën shqiptare.
Presidenti shqiptar Ilir Meta e cilëson si “personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të tij”, duke kujtuar se Papulias ka pasur kontribut “në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë”.
Për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë, Papulias ishte “shtetar i shquar” dhe “qendrestar trim ndaj pushtimeve te huaja dhe regjimeve diktatoriale. Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur tek ish-presidenti Papulias një mik të vërtetë që i donte dhe i çmonte”. (A2 Televizion)