Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Wilbur Smith

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 09:01 | Aktualitet
Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Wilbur Smith

Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari i njohur Wilbur Smith. Lajmi u dha nga zyra e tij, sipas të cilës autori i shumë veprave, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut të shtunën, pas një karriere dekadash të gjatë në krijimtari.

Smith u bë një emër i njohur, me historitë e tij të aventurës rrëqethëse që çuan lexuesit nga ishujt tropikalë në xhunglat e Afrikës dhe madje edhe Egjiptin e Lashtë dhe Luftën e Dytë Botërore.

"Autori më i shitur global Wilbur Smith vdiq papritur këtë pasdite në shtëpinë e tij në Cape Town pas një mëngjesi leximi dhe shkrimi me gruan e tij Niso pranë tij," tha një deklaratë e publikuar në faqen e internetit Wilbur Smith Books, si dhe nga botuesit e tij Bonnier Books.

Mjeshtri i padiskutueshëm dhe i paimitueshëm i shkrimit të aventurës, romanet e Wilbur Smith kanë mbërthyer lexuesit për më shumë se gjysmë shekulli, duke shitur mbi 140 milionë kopje në mbarë botën në më shumë se tridhjetë gjuhë. Ai ka shkruar 49 vepra dhe disa prej tyre janë bërë filma.

Mes veprave të këtij autori janë sjellë për lexuesit shqiptarë romanet: “Dhelpra e artë”, “Ligji i shkretëtirës”, “Triumfi i diellit”, “Flakët e zemërimit”, “Gjëmimi i bubullimes”, “Papirusi i shtatë”, “Engjëj që qajnë”, “Asegai”, “Perëndia e lumit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos