Ndërron jetë ish-deputeti i PD, Bedri Çollaku

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 21:01 | Aktualitet
Ndërron jetë ish-deputeti i PD, Bedri Çollaku

Bedri Çollaku, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko. Çollaku ka pasur një karrierë të gjatë fushën e ekonomisë ku ka kontribuar në hedhjen e themeleve të mbikëqyrjes bankare shqiptare, sektor të cilin e drejtoi gjatë viteve të para të krijimit të tij, në fillim të viteve ‘90.

Edhe presidenti Ilir Meta reagoi me anë të një statusi në Facebook. “Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues. Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.

Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ngushëllimet më të sinqerta! U prehtë në paqen e merituar!”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos