
Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi, vizitoi familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga efektivi i repartit Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj.
Pak ditë pasi mori detyrën e re, ministri Çuçi i shoqëruar nga kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku dhe zëvendësdrejtori i policisë, Albert Dervishaj, u takuan me familjarë të 25-vjeçarit të ndjerë.
Familjen Rasha e kanë vizituar dhe kryeministri Rama, ministrja Elisa Spiropalisi dhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Për vrasjen e 25-vjeçarit në kryeqytet u zhvilluan protesta, ndërsa Sandër Lleshaj paraqiti dorëheqjen. Procesi ndaj efektivit Hajdaraj po zhvillohet në gjykatën e Tiranës, ndërsa në seancën e njohjes së masës së sigurisë ai shprehu pendesë të thellë për ngjarjen e rëndë. (A2 Televizion)