Ndërtesat për shembje? Inxhinierët izraelitë: 90% mund të riparohen

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 14:20 | Aktualitet
Ndërtesat për shembje? Inxhinierët izraelitë: 90% mund

Numri i ndërtesave që mendohej se duheshin shembur për shkak të dëmeve nga tërmeti mund të jetë i ekzagjeruar.

Ky është vlerësimi i ekspertëve izraelitë, të cilët u takuan me Kryeministrin Rama në Durrës. Sipas tyre, konstatimi fillestar ka qenë i gabuar, për shkak të panikut mes profesionistëve.

Inxhinierët izraelitë kanë shpallur të rikuperueshme shumë prej ndërtesave që më herët ishin piketuar për t’u shembur nga pala shqiptare. Rivlerësimi që iu është bërë këtyre ndërtesave dhe nëpërmjet teknologjisë ka dalë në përfundimin se 90% e tyre kanë nevojë vetëm për riparime.  

“Ne mendojmë se në fillim kishte pak panik, panik profesional. Dhe për këtë arsye sasia e ndërtesave të përcaktuara për t’u shembur ishte shumë e madhe. Por pas 5-6 ditësh verifikime ne mendojmë se vetëm pak duhen shembur, pjesa tjetër mund të riparohen, si ky pallat këtu, ngjan shumë i rrezikshëm, por ka nevojë vetëm për riparime", u shpreh një nga ekspertët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos