
Nga 27 dhjetori, urgjencat kirurgjikale të Kirurgjisë së Përgjithshme Abdominale të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", do të transferohen pranë Spitalit Universitar të Traumës dhe Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi". Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilës, kjo bëhet për t’i hapur rrugën ndërtimit të Spitalit Infektiv me standarde bashkëkohore.
Ndërsa shërbimi për pacientët me Covid-19 do të ofrohet në ambientet e spitalit Covid 3 dhe në varësi të numrit të rasteve, sipas një plani të përcaktuar.
Ndërhyrjet kirurgjikale të urgjencës në shërbimin e kirurgjisë së përgjithshme abdominale, do të kryhen për pesë ditë në javë në Spitalin e Traumës, më konkretisht, nga dita e hënë deri të enjten, si dhe ditën e diel, ndërsa dy ditë në javë, të premten dhe të shtunën, do të kryhen në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. (A2 Televizion)