
Paraditja vijon e kthjellët në jug dhe zonat qendrore, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë veriu. Pas mesditës, vranësira të lehta shfaqen në territor, më të shpeshta në skajet veri dhe jug.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dyja vlerat ditore, të cilat luhaten nga -5°C në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det nga drejtimi verior, ndërsa në brigjet detare dallgëzimi mbetet i ulët. (A2 Televizion)