Ndihma zvicerane pas tërmetit, strehim banorëve ruralë dhe ekspertizë inxhinierike

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2019, 12:50 | Aktualitet
Ndihma zvicerane pas tërmetit, strehim banorëve ruralë dhe

Njëri ndër vendet që iu përgjigj thirrjes së Shqipërisë për ndihmë është Zivcra, e cila ka sjellë në vendin tonë ekipe të specializuara për të ndihmuar me pasojat e tëmretit të 26 nëntorit. 

Nevoja për strehim e banorëve të zonave rurale që u prekën nga tërmeti ka marrë si përgjgije paketa strehimi të cilat përbëhen nga çadra, shtretër dhe batanije. Për shkak se banorët e këtyre zonave jetojnë me bujqësi dhe blegtori, transferimi i tyre në hotele nuk është një alternativë e mirë. 

Për këtë arsye, bazuar në vlerësimin zviceran, çadrat do t’i lejojnë banorët të qëndrojnë pranë tokës dhe bagëtive është një zgjedhje më e mirë.

Ekspertet zvicerianë i kanë shpërndarë çadrat familjare dhe shtretërit në bashkëpunim me komunat në zonat e prekura, duke ofruar edhe ndihmën praktike mbi përdorimin e tyre: “Zvicra është një partner për Shqipërinë jo vetëm kur koha është e mirë, por edhe në kohë të vështira. Menjëherë pasi morëm këresën për ndihmë nga pala shqiptare ne u përgjigjëm me një ekip multidisiplinar i cili mbërriti këtu një ditë pas tërmetit. Në fazën e parë ne jemi përqëndruar tek vlerësimi i dëmëve, dhe pamë se kishte nevojë për strehim. Por, kemi sjellë edhe inxhinierë strukturorë të cilët nisën menjëherë punën për vlerësimin e dëmeve në godina”.

Ekipi i përgjigjes zvicerane ka vendosur shtabin ndërlidhës në kryeqytet, prej ku koordinon punën për të lehtësuar dëmin e shkaktuar nga tërmeti i 26 shtatorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos