Ndreu: Nëse nuk do kishim ndërhyrë më herët, pasojat nga përmbytjet do ishin më të mëdha

Nga A2 CNN
11 Janar 2021, 14:12 | Aktualitet
Ndreu: Nëse nuk do kishim ndërhyrë më herët, pasojat

Situata e krijuar me përmbytjet në bashkinë e Lezhës, u diskutua përmes Skype me kreun e Bashkisë, Pjerin Ndreu në Ditarin e A2.

Kryebashkiaku Ndreu bëri një përmbledhje të situatës në bashkinë që drejton dhe shtoi se dëmet dhe pasojat nga përmbytjet mund të ishin më të mëdha, nëse nuk do të ishte ndërhyrë më herët gjatë vitit në lumin Drin dhe në kanalet kulluese të Zadrimës.

“Në Bashkinë e Lezhës situata ka qenë kritike. Sot, situata është më e përmirësuar, reshje nuk ka pasur, uji është tërhequr. Ka një zonë që është problematike në Zadrimë, në Gjadër dhe Gash për shkak të prurjeve të lumit. Po punojmë dhe po iu qëndrojmë pranë qytetarëve. Problem në dy shembje në Ungrejt dhe në një lagje të qytetit. Po shohim me qeverinë mënyrën si do të ndërhyjmë. Ndërsa, forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë menjëherë për urën e dëmtuar në zonën e Kalivaçit.

Edhe pse reshjet kanë qenë me intensitet këtë vit pasojat nuk kanë qenë tepër të mëdha për shkak të ndërhyrjeve që janë bërë në lumin Drin dhe në bërjen e 48 km kanale kulluese në fushën e Zadrimës. Kjo pranohet dhe nga banorët. Kemi evakuuar 27 familje në zonat e rrezikuara. Sipas parashikimeve, nuk pritet një përkeqësim i motit për sa i përket shiut”, tha Pjerin Ndreu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos