"Opozita e opozitës", PS i afrohet numrave që i duhen për kodin

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 19:50 | Politikë
"Opozita e opozitës", PS i afrohet numrave që i duhen

Zgjidhja për votimin e Reformës Zgjedhore duket se do të vijë nga deputetët Roshi, Dhimitri e Troplini.

Në një dalje për mediat ata njoftuan votën pro kodit sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Me ta shkon në 80 numri i votave në dispozicion të mazhorancës për miratimin e reformës zgjedhore.

“Përfundimisht ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo sepse ne morëm atë që deshëm, nuk është ajo që unë kam predikuar përpara publikut, por është ajo që i duhet vendit. Para integrimit në Europë nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër. Kjo marrëveshje është një kusht për hapjen e negociatave”, u shpreh Artur Roshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos