Presidenti Meta takohet me Thaçin dhe Pacollin te Gjiri i Lalzit

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 18:01 | Politikë

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim informal këtë të enjte me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacollin.

“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese.

Ky takim, edhe pse informal, vjen para se Thaçi të paraqitet në Gjykatën e Hagës, ku do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për akuzat për krime lufte. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos