Makina përplas kalimtarët në Britani, 5 të plagosur

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 21:47 | Bota

Një person është duke luftuar për jetën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, pasi një makinë përplasi kalimtarët në një rrugë në Bradford.

Policia e West Yorkshire bën me dije se 5 persona kanë mbetur të plagosur pasi një mjet tip “Audi” doli nga rruga dhe u përplas me kalimtarët në Cleckheaton.

Ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin, por burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit pati një konflikt më parë me një nga kalimtarët përpara se ta ndiqte atë me makinë. Policia ka vënë në pranga shoferin e “Audi”-it të kuq, i cili tashmë do të përballet me disa akuza me të vërtetë të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos