
Ish kryeministri kroat Zoran Milanovic është fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve në Kroaci duke prirë me 29.5 për qind të votave.
Ndryshe nga sa parashikohej, Milanovic arriti të dalë mbi presidenten aktuale Kolinda Grabar Kitarovic e cila siguroi u 26.7 për qind të votave, dhe duke lënë jashtë balotazhit kandidatin e pavarur Miroslav Skoro, që mori 24.4 për qind të votave.
Në raundin e dytë të 5 janarit përballen Milanovic dhe Kitarovic, ndërkohë që prej 1 janarit Kroacia merr presidencën e BE dhe e presin zgjedhjet parlamentare në vend. (A2 Televizion)