Dënohet me 60 mijë paund, pasi dëmtoi pemën para shtëpisë

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 22:24 | Bota

Pronari i një banesë në Chelmsford në Essex u dënua nga autoritetet lokale për të paguar një gjobë prej 60 mijë paundësh, pasi dëmtoi aq shumë një pemë 90 vjeçare, sa i detyroi ata që ta prisnin atë.

Stephen Lawrence kishte bërë më parë dy kërkesa në këshillin bashkiak për të prerë pemën, pasi sipas tij ishte e rrezikshme, por kjo gjë i ishte refuzuar.

Duke mos gjetur zgjidhje ai nisi ta dëmtonte rëndë pemën me mjete prerëse duke i detyruar autoritetet ta prisnin atë. Megjithatë ai tashmë duhet të paguajë një gjobë tepër të majme prej 60 mijë paundësh, pasi pema e llojit kedër, ishte e rrallë dhe mbrohej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos